Flash News

Ditari i Opozitës

Vula/ Berisha: Qindra drejtues dhe deputetë na janë bashkuar pas vendimit të gjykatës

Vula/ Berisha: Qindra drejtues dhe deputetë na janë bashkuar pas

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se qindra drejtues të degëve si dhe deputetë i janë bashkuar Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës dhe logos në selinë blu.

"Të dashur miq, gjatë këtyre ditëve, me qindra e qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë, pas vendimit të gjykatës janë bashkuar me ne.
I përshëndes në emër tuaj në mënyrë të përzemërt.
Përsëri them atë që deklarova para jush ditë më parë, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj.
Betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku,
Misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku.
Të bashkuar në diversitet.
Të bashkuar në të vërteta.
Të bashkuar në mision për shqiptarët që të votojnë të lirë.
Për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!", u shpreh Berisha.

Të fundit