Flash News

Ditari i Opozitës

Vula dhe logoja e PD, Kaso: Gjykata e Lartë e thotë qartë, ja pse Basha s’mund të jetë palë në Apel

Vula dhe logoja e PD, Kaso: Gjykata e Lartë e thotë qartë, ja pse

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD ka komentuar vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë lidhur me logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Kaso tha për Syri TV se kjo çështje ka të bëjë me simbolet e reja, që demokratët vendosën të kenë në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, si dhe legjitimitetin e organeve të reja të zgjedhura nga demokratët.

“Legjitimiteti i këtyre vendimeve pavarësisht se u legjitimua nga Gjykata e Shkallës së Parë, për fat të keq u ankimua me një qëllim të qartë që kjo çështje të shkonte në kalendat greke nga ish-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe persona të tjerë afër tij, që e kanë quajtur veten kryetarë apo Sekretarë të Përgjithshëm.

Gjykata e Lartë duhej ta shqyrtonte këtë çështje Brenda 30 ditësh nga moment kur u ankimua, ndërsa vendimi u vonua për 9 muaj, edhe pse çështja mbante një interes të lartë publik”, tha Kaso.

Referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, Kaso tha se vendimi e thotë qartë që Lulzim Basha nuk ka pasur të drejtën për të ankimuar vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri.

“Gjykata e Lartë në arsyetimin e vendimit të saj i jep të drejtë argumenteve tona që kishim ngritur, kur Lulzim Basha ankimoi vendimin e dhënë nga gjyqtari Zhukri. Shqyrtimi në gjykatë, lidhur me një vendim që ka lidhje me partitë, është me natyrë krejtësisht administrative, dhe jo një gjyq i mirëfilltë. Natyra e këtij shqyrtimi ishte njëra palë, në atë kohë Rithemelimi.

Nuk ka pasur asnjëherë vullnet nga Lulzim Basha, për të kundërshtuar gjyqësisht vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Z. Basha ka pasur të gjitha mundësitë proceduriale për të hapur një gjyq themeli ndaj PD-së, por ai zgjodhi të bëjë një shpikje proceduriale, të bëjë një rrëmujë që të mos arrinte te thelbi i së vërtetës.

Përveç nesh që kemi dy vjet që e themi këtë gjë, por tashmë e thotë edhe Gjykata e Lartë, e cila thotë qartësisht se Basha nuk ka kërkuar të bëhet pjesë e kësaj çshtjeje dhe tashmë është detyrë e Gjykatës së Apelit që të shohin nëse legjitimohet Lulzim Basha dhe të vetët, nëse ankimi i tyre pranë kësaj Gjykate, është i ligjshëm apo jo”, tha Kaso.

Të fundit