Flash News

Ditari i Opozitës

Vula në dorë të Alibeajt, pas Kryesisë Berisha mbledh sot grupin parlamentar

Vula në dorë të Alibeajt, pas Kryesisë Berisha mbledh sot

Kreu i PD, Sali Berisha mblodhi sot Kryesinë e tij, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku u vendos rikthimi i çështjes për rigjykim sa i takon vulës së PD.

Në mbledhje Berisha njoftoi se do bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë dhe se qëllimi është që të dërgohet çështja në gjykatë ndërkombëtare.

Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit Kryesia diskutoi mbi opsionet se si do të regjistrohet. Po ashtu, takimet do të vijojnë edhe këtë pasdite, pasi në orën 18.00 Berisha do të mbledhë grupin e tij Parlamentar, pasi afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ është 6 marsi.

 Po ashtu, Berisha njoftoi se nesër do mblidhen kandidatët dhe në darkë Këshilli Kombëtar.

Të fundit