Flash News

Ditari i Opozitës

Washington Post: Opozita shqiptare në protestë kundër burgosjes së deputetit Salianji

Washington Post: Opozita shqiptare në protestë kundër burgosjes

Protesta e deputetëve të opozitës shqiptare në Kuvend ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë gazetën amerikane “Washington Post”. Në raportin e saj, gazeta thekson se deputetët e opozitës kanë vazhduar rezistencën ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke akuzuar socialistët për uzurpimin e të gjitha pushteteve, përfshirë edhe sistemin gjyqësor.

“Deputetët e opozitës shqiptare protestuan të enjten në Parlament, duke djegur figurina dhe u përplasur me truprojat, pas dënimit me burg të një prej kolegëve të tyre për shpifje,” shkruan “Washington Post”.

Protesta u zhvillua në mbështetje të Ervin Salianjit, i cili u dënua për shpifje lidhur me akuzat e bëra në 2018 ndaj ish-ministrit të Brendshëm për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij. Deputetët demokratë bllokuan hyrjen e socialistëve në Kuvend dhe djegën katër figurina të kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, socialistët vazhduan seancën pas përfundimit të protestës. Opozita ka bërë thirrje për një protestë masive javën e ardhshme në Tiranë, duke u kërkuar qytetarëve të angazhohen në mosbindje civile kundër qeverisë.

Të fundit