Flash News

Ditari i Opozitës

Xhafaj në skandalin ‘McGonigal’? Kryemadhi: E-mailin e nxori Rama, po bën gati ndonjë tender

Xhafaj në skandalin ‘McGonigal’? Kryemadhi: E-mailin e nxori

Një e-mail qarkulloi pak ditë më parë me emrin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, i cili ia adresonte ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i përfshirë në skandalin që implikon edhe kryeministrin Rama.

E-mali në fjalë u publiku anë fqaen e “Homeland Justice”, hakerat iranianë. Monika Kryemadhi, deputetet e Partisë së Lirisë, tha në RTV Ora se e-maili është publikua nga vetë Rama dhe se hakerat iranianë janë lojë e tij.

“Emailin të jeni të bindur se e ka shpërndarë Edi Rama. Në fillim mendoja dhe unë se mund të ishin hakerat iranianë por çdo gjë që shpërndajnë hakerat iranianë janë komplet lojë e Edi Ramës për të shfokusuar njerëzit nga problemet që kanë, do të bëjë ndonjë tender për luftën kundër krimit kibernetik, disa miliona të tjera që do ti marrë Rama për të bërë fushatë, të jeni të bindur.

Çfarë të dhënash kanë nxjerrë, a janë armiqtë e Edi Ramës këta? Ka nxjerrë rrogat e shqiptarëve që të merren gjithë shqiptarët, nxori targat e makinave. Është grupi i Edi Ramës. Pse nuk dolën emailet e Ramës me McGonigal? Edi Rama krijon një kauzë për muhabet tavoline. Ne vdesim pak për thashetheme, e kemi ushqimin e përditshëm. Kur të prishen pallatet e Tiranës, banorët e Unazës, 5 Majit, Kombinatit nuk do shkojnë në krah të tironsave të vjetër që nuk dolën për ti mbrojtur. Ka ndjekur politikën përça dhe sundo, rrëmbe pronën, pastro paratë e drogës dhe rusëve”, tha Beti.

Të fundit