Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferaj: Basha nuk mbështetet as nga demokratët, as nga elektorati gri

Xhaferaj: Basha nuk mbështetet as nga demokratët, as nga elektorati  

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se zgjedhjet e 6 marsit konfirmuan se alternativa e lidershipit të Lulzim Bashës nuk mbështetet në mënyrë dërrmuese.

I ftuar në A2 CNN, Xhaferaj tha se mëngjesin e së hënës së 7 marsit, Basha jo vetëm nuk kërkoi ndjesë, por “tha me paturpësi që nuk ka humbur asnjë garë”.

Nuk mbështetet nga demokratët, nga elektorati i djathtë dhe ai gri. Prandaj kanë ardhur dorëheqjet, për t’i përcjellë mesazhin e fundit zotit Basha se dorëheqja nuk është fundi i botës. Po na bën me turp të gjithëve.

Tani duhet të nisë të flitet për zgjidhje. Të djathtës shqiptare i duhet një zgjidhje përtej Bashës dhe Berishës. Të gjithë jemi në siklet kur flasim për Bashën dhe Berishën, sepse i kemi kolegë. E vërtetë, zoti Berisha përformoi më mirë sesa zoti Basha në këto zgjedhje. Por, të dy bashkë nuk arritën të mundnin dot Edi Ramën”, u shpreh Xhaferaj.

 


 

Të fundit