Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferaj: Brenda javës që vjen Basha do ikë më dorëheqje

Xhaferaj: Brenda javës që vjen Basha do ikë më

Deputeti Ferdinant Xhaferaj deklaron se Lulzim brenda javës që vjen Lulzim Basha do të largohet nga drejtimi i PD.

Duke komentuar zhvillimet brenda PD, Xhaferaj i ftuar në MCN Tv thotë se Basha do të ikë me dorëheqje të parevokueshme, pa kthim.

Ka një kohezion gjithëpërfshirës nga qendra deri në bazë, përfshirë kryetarët e degëve, që Basha duhet të ikë.

Ai bën lojën e tij meskine, duke thënë që jam vënë në dispozicion të zgjidhjes. Në dispozicion do të thotë të japësh menjëherë dorëheqjen. Nuk u gjend asnjeri në grupin parlamentar që të thoshte mos ik. Madje edhe vetë Basha tha do të iki. Ka një mirëkuptim njerëzor, që t'i lihet pak kohë dhe të ikë me dorëheqje.

Shumica e grupit parlamentar, e thanë që nuk duhet të rrish, asnjëri nuk i thashë që rri, të gjithë i kanë duhet të ikësh. I lanë disa ditë kohë, të ikë me dorëheqje.

Ai do të ikë me dorëheqje të parevokueshme, pa kthim. Besoj që brenda javës që vjen, Basha do të largohet.

Edhe sot, i dërguari gjerman, nuk e takoi, që do të thotë që nga 6 marsi, askush nuk nga trupi diplomatik nuk e ka takuar”, deklaron Xhaferaj.

Të fundit