Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Ambasada amerikane nuk përhap panik, por paralajmëron

Xhaferri: Ambasada amerikane nuk përhap panik, por paralajmëron

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, theksoi se paralajmërimet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sulme të mundshme nga Irani nuk janë përhapje paniku, por sinjale për rrezik të mundshëm.

Xhaferri kujtoi gjithashtu se e njëjta ambasadë ka paralajmëruar për rreziqet e karteleve të drogës prej muajsh, për të cilat nuk është ndërmarrë veprim i ngjashëm nga autoritetet shqiptare. Ai nënvizoi se situata aktuale kërkon përgjegjësi institucionale nga qeveria në Tiranë.

Xhaferri:

Ambasada e SHBA nuk përhap panik lidhur me sulmet e mundshme nga Irani, por po sinjalizon, ndaj lëreni propagandën dhe mblidhni Këshillin e Sigurisë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik dhe paralajmërimet e saj për sulme të mundshme nga Irani nuk janë tentativa për të përhapur panik, siç po tenton t’i shesë kjo mazhorancë, por janë një paralajmërim dhe, më së paku, duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Është po e njëjta Ambasadë që prej muajsh na paralajmëron për rrezikun e karteleve të drogës, gjë për të cilën as nuk e vini ujin në zjarr, por situata aktuale kërkon përgjegjshmëri institucionale nga ana e Tiranës zyrtare.

Të fundit