Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Bashkimi i dosjeve të Metës dhe ndarja e dosjes së inceneratorëve, aleancë SPAK-Rilindje

Xhaferri: Bashkimi i dosjeve të Metës dhe ndarja e dosjes së

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, ka reaguar ndaj veprimeve të SPAK dhe lidhjes mes kësaj strukture dhe qeverisë së “Rilindjes.”

Sipas Xhaferrit, aleanca e krijuar midis SPAK dhe qeverisë së Edi Ramës po shërben për të goditur eksponentët kryesorë të opozitës, duke mbrojtur njëkohësisht liderët e pushtetit dhe të afërmit e tyre politikë.

POSTIMI I XHAFERRIT ne facebook:

Bashkimi i 3 dosjeve të Metës dhe ndarja e dosjes së Inceneratorëve ekspozojnë aleancën SPAK-Rilindje!

Pas Arben Ahmetajt është edhe Lefter Koka ish Ministër Mjedisi në qeverinë Rama që i bërtet me zë dhe figurë SPAK-ut se nuk ka shkuar ende tek Peshku i madh i Inceneratorëve.

Lefter Koka është zyrtari më i lartë që ka përfunduar në pranga për këtë megaaferë, por ai nuk ka shkuar në qeli për procedurën, pasi në krye të piramidës së procedurës është Edi Rama, e pas tij Agaçi dhe një seri ministrash së bashku me kreun e Bandës 5D Erion Veliaj.

Për të shpëtuar Edi Ramën, SPAK aferën e Inceneratorëve e ka ndarë në 3 pjesë, kur në të njëjtën kohë tre dosjet e Ilir Metës, pa asnjë lidhje me njëra tjetrën i ka bashkuar në një.

Kaq mjafton për të kuptuar aleancën parazgjedhore SPAK Rilindje që po bën kurban eksponentët më të lartë të opozitës, për mëkatin e vetëm se Edi Rama i sheh si rrezik zgjedhor.

Të fundit