Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Do të ulim çmimin e naftës me 50 lekë për të lehtësuar ekonominë e qytetarëve

Xhaferri: Do të ulim çmimin e naftës me 50 lekë për

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, është zotuar se çmimi i naftës do të ulet me 50 lekë, duke e bërë atë të krahasueshëm me atë të Kosovës.

Në një video të postuiar në rrjetin social Facebook, Xhaferri e quajti naftën "gjakun e ekonomisë", duke theksuar se çdo ulje në çmimin e saj sjell një efekt zinxhir në të gjithë ekonominë dhe ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.

Postimi:

Nafta është gjaku i ekonomisë dhe ne do ta ulim çmimin me 50 lekë!

Do ta bëjmë aq sa në Kosovë , pasi nafta që shitet atje merret në Durrës , autobotët paguajnë edhe trarë dhe sërish atje është më lirë. Në moment që bie çmimi i naftës , efekti në ekonomi është zinxhir ???? dhe ndihet direkt nga qytetari

Të fundit