Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Ekonomia jo më mëshirë të 'Open Ballkan', por të faktorit shqiptar në Ballkan

Xhaferri: Ekonomia jo më mëshirë të 'Open

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në një postim në rrjetin social Facebook, ka theksuar angazhimin e opozitës për forcimin e raporteve ekonomike me Kosovën dhe rajonin.

Pas 11 Majit, opozita do të punojë për krijimin e një tregu të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke u distancuar nga çdo tentativë për të favorizuar Beogradin dhe duke garantuar një politikë të orientuar drejt integrimit dhe zhvillimit të rajonit.

"Pas 11 Majit , raportet ekonomike Shqipëri-Kosovë dhe angazhimi për njohjen e Kosovës do jenë kryefjalë e punës së qeverisë shqiptare. Kosova, Ilirdia e trojet shqiptare në Mal të Zi e Luginë do integrohen në një treg të përbashkët si kurrë më parë . Kemi humbur duke tentuar të joshim Beogradin , por për ne Beogradi ka qenë, është e do jetë hasmi i vjetër që nuk ndryshon kurrë", shkruan Xhaferri.

Të fundit