Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Ja pse Kryeshkencëtari merr në mbrojtje Rektorin e Universitetit Bujqësor!

Xhaferri: Ja pse Kryeshkencëtari merr në mbrojtje Rektorin e

Nga Besart Xhaferri/

Edvin Rama ka vendosur të përdorë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste si zyrë avokatie e pajtuar për të mbrojtur zyrtarët e korruptuar që janë në hetim nga SPAK.

Sot Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranë u thirr për të dëshmuar në një gjyq publik në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit, duke ndjekur standardin Bushka, me shpresën se nesër marrja në mbrojtje e Taulant Ballës nga grupi parlamentar të duket normalitet.

Halli i Edi Ramës nuk është korrupsioni i zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, por  kryqëzimi i këtyre tenderave korruptive me AKSHIN, kopshtin e tij privat siç e cilësonte Ahmetaj dhe me Inceneratorin e Tiranës që ndonëse nuk ekziston, falë UBT u kthye në zonë kërkimi shkencor.

Besoj që këto afera i djegin Kryeshkencëtarit Edi Rama ndaj po i bën presion SPAK që të mos i sekuestrojë telefonin.

Të fundit