Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Kontejnerë me banane që konvertohen në kulla me firmën e Ramës, BBC dhe partnerët ngrenë alarmin

Xhaferri: Kontejnerë me banane që konvertohen në kulla me

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri, ka reaguar për denoncimet që vijnë nga mediat ndërkombëtare për narkoshtetin e Edi Ramës.

Postimi:

Media me madhe botërore BBC skanoi aktivitetin e grupeve kriminale shqiptare në Amerikën Latine, që kanë përmbytur Evropën dhe  Britaninë me kokainë, teksa ekspozoi Shqipërinë si vendin që u legalizoi paratë e krimit në kulla dhe në investime strategjike me firmën e Edi Ramës.

Prej më shumë se një viti Shqipëria është prezente në mediet më të rëndësishme në Evropë, për dy gjera, grupet kriminale dhe kullat që i kanë dhënë Tiranës hijen e Medelinit, ndërkohë ka dhe disa media periferike në rajon e BE që paguhen me taksat tona që bëjnë ndonjë lajm të sponsorizuar për turizmin dhe për artistin rebel që pasi magjepsi Parisin vendosi të kthehej në kështjellën e tij bunker në Surrel, që e ka ndërtuar pas shitjes së veprave të artit.

Mediet ndërkombëtare dhe agjencitë ligjzbatuese po vënë gishtin në plagë, ndërtimi i Narkoshtetit që ka hapur dyert për grupet kriminale nga mbarë bota.

Amerika i ka shpallur organizata terroriste grupet e trafikut të kokainës dhe në Ekuador pritet të zbarkojë ushtria amerikane, teksa kjo do minojë përfundimisht aleancën tregtare Ekuador-Shqipëri që ka në themel bananet dhe kullat.

Pas 11 Majit do kurojmë ekonominë shqiptare nga Narkoeuro dhe do ta orientojmë atë drejt kapitalit njerëzor dhe prodhimit.

Ne nuk do ti rrisim fëmijët tanë në koshin e mbeturinave të Evropës se kështu kërkon Edi Rama, i cili nuk ka mësuar asgjë nga e shkuara e errët e këtij vendi dhe as nga fati që patën sivllezërit e tij në Amerikën Latine.

Të fundit