Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Kreu i FRPD në Rrogozhinë është arrestuar nga policia e Taulant Ballës

Xhaferri: Kreu i FRPD në Rrogozhinë është arrestuar nga

Kreu i FRPD Besart Xhaferri, në një postim në Facebook, ka njoftuar arrestimin e Eljon Kajës, kreut të FRPD-së në Rrogozhinë.

Xhaferri shkruan se Kaja është arrestuar nga Policia e Taulant Ballës për të mos e lejuar t’i bashkohet protestës së thirrur sot para Bashkisë së Tiranës.

Ai i ka bërë thirrje policisë të lirojë Kajën dhe të mos provokojë demokratët.

“Eljon Kaja, kreu i FRPD Rrogozhinë, është arrestuar nga Policia e Taulant Ballës këtë të premte me qëllimin e vetëm për të mos e lejuar atë dhe mbështetësit e tij të mos marrin pjesë në protestën kundër Erion Veliajt Kryehajdutit të Tiranës.

I bëj thirrje urgjente Taulant Ballës të lirojnë urgjentisht Eljon Kajën dhe të mos provokojë më demokratët dhe qytetarët shqiptarë që kanë zgjedhur të protestojnë.

T'i jepet fund këtyre arrestimeve të paligjshme menjëherë dhe të jeni të sigurt se do përballeni me pasojat ligjore të këtyre veprimeve antiligjore.

Këto akte tipike naziste nuk do na stepin pasi sot do jemi të gjithë në shesh në përballje me narkopolicinë dhe narkobashkinë simbol i korrupsionit perversitetit dhe surrogacisë”, shkruan Xhaferri.

Të fundit