Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Kur qytetarët po protestonin për vrasjet në dyert e shkollave, të rinjtë sherr me thika në dyert e Universitetit!

Xhaferri: Kur qytetarët po protestonin për vrasjet në dyert e

Nga Besart Xhaferri/

Revanshi i krimit dhe kriminalizimi i të rinjve në këtë vend është i ngjashëm vetëm me vendet e Amerikës Latine, ku kartelet si këtu diktojnë shefin e policisë dhe kreun e Bashkisë.

Teksa në Tiranë protestohej për vrasjen e Martin Canit në derën e shkollës “Fan Noli”, paralelisht në derën e një Universiteti pranë Qytet Studenti regjistrohet një sherr me thika mes të rinjsh, ku një 20 vjeçar mbeti i plagosur rëndë nga një 19 vjeçar dhe është dërguar  tek Spitali i Traumës.

Rendi dhe siguria në këtë vend janë në dorë të një Policie peng i sky që ka prioritet vetëm zgjedhjet dhe menaxhinin e protestave të opozitës.

Oficerët e Policisë së Shtetit kishin dijeni për konfliktin mes adoleshentëve të shkollës “Fan Nolin” në Tiranë por me papërgjegjshmërinë që kanë i lanë gjërat të rrjedhin, deri kur gjaku i 14 vjeçarit Martin Cani lau rrugët e qendrës së Tiranës.

Një 14 vjeçar në varr, një 14 vjeçar në spital dhe një 14 vjeçar që do kalojë jetën pas hekurave, do të mjaftonin për të rrëzuar të gjitha qeveritë e Ballkanit, por këtu me vdekjen e tragjedinë  bëhen filma dhe tallen.

Deputeti Asllan Dogjani, kërkoi 1 minutë heshtje në Parlament për këtë tragjedi, por Ministrja e Arsimit zgërdhihej me Ballukun e rrugëve  e Kumbaron e turistëve virtualë, njësoj siç zgërdhiheshin për Klodian Rashën e Ardit Gjoklajn.

Këtyre nuk u duhen dhënë luksi të japin dorëheqjen këto duhen rrëzuar një orë e më parë!

Të fundit