Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Me demokratët e Degës 8 gati për protestën marshim të 23 Dhjetorit!

Xhaferri: Me demokratët e Degës 8 gati për protestën marshim

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së Besart Xhaferri, ka bërë thirrje për protestën e datës 23 dhjetor për të qenë të gjithë bashkë në rrugë e Tiranës për të protestuar kundër kësaj qeverie, për taksat, drejtësinë, për shkollat, të rinjtë e pensionistët.

Xhaferri, realizoi një bashkëbisedim me degën 8 në kryeqytet ku u prezantuar edhe si Drejtues Politik i kësaj dege, ku ai u shpreh se  do të jetë një sfidë për të tejkaluar rezultatet epërfaqësimit të demokratëve.

Gjithashtu Xhaferri bëri thirrje për protestën e datë 23 dhjetor që do të mbahet në kryeqytet kundër kësaj qeverie e cila po vjen drejtësinë, pensionistët, të rinjtë...

Postimi i Plotë:

Angazhimi maksimal për protestën marshim të 23 Dhjetorit ishte kryefjalë e bashkëbisedimit që pata më seksionet 5 dhe 6 të Degës 8 në Kryeqytet, teksa njëherësh sot ishte dhe prezantimi im i parë si Drejtuesi Politik e kësaj dege.

Përtej privilegjit, besimi nga lideri i forcës sonë politike Sali Berisha për drejtimin e degës 8 është përgjegjësi dhe mbi të gjitha një sfidë, për të tejkaluar rezultatet dhe për të qenë në lartësinë e përfaqësimit të demokratëve të kësaj dege, që pa dyshim janë simbol i punës palodhur, sakrificës dhe dinjitetit.

Bashkëpunëtorëve të mi të kësaj dege u dhashë fjalën se do jem veç peng i tyre dhe kauzave tona për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Koha është armiku ynë i vetëm, ndaj këto dy ditë do trokasim në çdo derë të rajonit tonë dhe do flasim vëllazërisht më qytetarët, që ti bindim se nuk e kanë luksin që të qëndrojnë indiferent përballë abuzimeve të kësaj qeverie dhe tentativës së saj për të na ekspozuar përballë tjetërsimit votës dhe pasojave të kriminalizimit masiv të ekonomisë.

Në 23 dhjetor do jemi në rrugët e Tiranës, për taksat publike që vidhen me besimin se drejtësia nuk do ti prekë, do jemi në rrugë për fëmijët që po na vriten në dyert e shkollave, për pensionistët që me pensionet e tyre nuk mbyllin dot javën dhe për të rinjtë që kanë braktisur auditoret dhe kanë pushtuar terminalet.

Të fundit