Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Mësuesit dhe nxënësit me urdhër të Maznikut të 5D në rresht për të marrë pjesë në takimin e Ramës në Elbasan

Xhaferri: Mësuesit dhe nxënësit me urdhër të Maznikut

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike , Besart Xhaferri, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Elbasan, ku mësuesit dhe nxënësit janë detyruar të marrin pjesë në takimet e organizuara nga kryeministri Edi Rama.

Ai e quajti këtë një skandal të papranueshëm dhe denoncoi praktikat e dhunshme të përdorura për të detyruar arsimtarët dhe fëmijët të merrnin pjesë në aktivitete politike të lidhura me mazhorancën qeverisëse.

Xhaferri tha se kjo situatë ka sjellë një abuzim të drejtpërdrejtë me arsimimin dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve.

Reagim Kryetari FRPD:

Teksa Task Forca e SPAK merret me konferenca në kullat e Tiranës Manuali 184 nuk po aplikohet në zona të thella malore, por në mes të qyteteve.

Në Elbasan arsimtarët dhe nxënësit po nxirren me dhunë nga mësimi  me urdhër të Maznikut të 5D për të marrë pjesë në takimet e Edi Ramës, ku me siguri do tu kërkojë të kërkojnë në rrjet për fotot e tij nudo.

Ky skandal duhet të marrë fund urgjentisht dhe SPAK e KQZ duhet të dalin në terren në të kundërt qytetarët do të detyrohen të mbrojnë vetë votën dhe fëmijët.

Të fundit