Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Në vitin 2030 mund të kemi universitetet me kulla, por auditoret do t’i kemi bosh

Xhaferri: Në vitin 2030 mund të kemi universitetet me kulla, por

Deputeti i PD, Besart Xhaferri ka parashikuar një të ardhme të zymtë për universitetet shqiptare.

Në një postim në Facebook, ai akuzon qeverinë për largimin e 254 mijë nxënësve dhe studentëve nga vendi, duke e kthyer arsimin publik në një “ndërmarrje private” që, sipas tij, zhvat pa mëshirë familjet shqiptare.

Sipas tij, vetëm 17 mijë maturantë janë regjistruar këtë vit në universitetet publike, ndërsa rreth 10 mijë të tjerë kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit.
"Në vitin 2030 mund të kemi universitetet me kulla, por auditoret do t’i kemi bosh!
Kupon prej 250 euro në muaj për çdo fëmijë në zonat e Tiranës ku nuk ka shkolla publike, dhe kupon prej 200 euro në muaj për çdo student në çdo universitet publik, ishin propozimet tona në prag të 11 majit.
Ndërkohë, ju që keni përzënë nga vendi 254 mijë nxënës dhe studentë, arsimin publik e keni kthyer në një ndërmarrje private, ku zhvasni pa mëshirë studentët dhe familjet e tyre.
Vetëm 17 mijë maturantë u regjistruan këtë vit në universitetet tona publike, pasi rreth 10 mijë maturantë mes tyre edhe fëmijët e ministrave dhe ligjvënësve socialistë , zgjodhën të studiojnë jashtë vendit.
Me këto ritme, dhe në kuadër të projektit të "rijetëzimit", në 2030 mund të kemi universitet me kullë, por auditoret do të jenë bosh", shkruan ai. 

Të fundit