Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Nuk ka vend për rebelim, duhet të rivihet kontakti me bazën

Xhaferri: Nuk ka vend për rebelim, duhet të rivihet kontakti me

Deputeti demokrat Besart Xhaferri foli për zhvillimet brenda Partisë Demokratike ku u pyet nëse do të ishte e udhës një foltore e dytë demokratësh.

I ftuar në A2 CNN, Xhaferri deklaroi se nuk ka më vend për rebelim, por për takime në bazë.

“Foltore të dytë… të gjitha gjërat pozitive që solli foltorja e parë na duhen, por jo për foltore rebelimi. Nuk ka vend për rebelim, sot duhet të rivihet kontakti me bazën dhe të ecim përpara. Është detyra e çdo deputeti dhe e kupolës drejtuese, deri te seksionet dhe organizatat partnere, që të mobilizohen për zgjedhje që mund të vijnë në çdo moment,” shtoi ai.

Të fundit