Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Pasi dështoi ti merrte Bangladeshasit si punëtorë, Rama po i merr si pengje

Xhaferri: Pasi dështoi ti merrte Bangladeshasit si punëtorë, Rama

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka komentuar mbërritjen e emigrantëve të parë në kampet e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se Rama pasi nuk arriti dot t’i mbante si forcë punëtore në Shqipëri, i solli si ‘pengje’ në kampin e Gjadrit.

Xhaferri shton se emigrantët do përfundojnë punëtor të parcelave dhe serave të kanabisit me leje qeveritare në zonat e Shkodrës dhe Lezhës. 

Postimi:

Sot ka mbërritur nga Italia në Portin e Shëngjinit anija e parë më 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët do të mbahen forcërisht në kampin e Shëngjinit, në kuadër të një pakti propagandistik për marketing personal të Edi Ramës.

Nëse kur erdhën ujgurët, iranianët apo afganët, Shteti Shqiptar edhe justifikohej pas humanizmit për këto qenie njerëzore, sot Shteti i Edi Ramës ka vetëm një motiv, servilizmin në raport me fqinjët dhe aleatët tanë, që me këtë marrëveshje do ti shantazhojë. 

Emigrantët që po vijnë në Shqipëri, duket qartë se janë pjesë e asaj listës së vendeve të sigurta, ç’ka do të thotë se kërkesat e tyre për azil në Itali dhe BE do jenë nul, ndaj në këto rrethana qëndrimi në Shqipëri do jetë për një kohë të gjatë.

Nëse në Itali, kryefjalë e debatit është aspekti ekonomik i kësaj marrëveshjeje, në Shqipëri, kryefjalë e debatit do duhet të jetë siguria, pasi nuk përjashtohet mundësia që këta emigrant do përfundojnë punëtor të parcelave dhe serave të kanabisit me leje qeveritare në zonat e Shkodrës dhe Lezhës.

Këta do jenë objektiv i trafikantëve të qenieve njerëzore që mbajnë gjallë linjat e trafikut në Shkodër e Kukës, që as FRONTEX nuk i izoloi dot. 

Këta emigrant do jenë të burgosur në një vend që ka në ekzil më shumë së gjysmën e popullsisë dhe ka pretendentë për burg më shumë se gjysmën e qeverisë.

 

Të fundit