Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Presidenti bekon privimin e opozitës nga komisionet hetimore!

Xhaferri: Presidenti bekon privimin e opozitës nga komisionet hetimore!

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri ka reaguar pas miratimit të ligjit për komisionet hetimore të miratuar nga presidenti Bajram Begaj.

Xhaferri është shprehur se presidenti që supozohet të jetë mbi palët, kërkon që opozita në Parlament të privohet nga një e drejtë themelore që është kontrolli qeverisë, përmes mekanizmit të  komisioneve hetimore.

Postimi:

Nuk ka asnjë surprizë, Presidenti Bajram Begaj ka vendosur të dekretojë ligjin ligjin e ndryshuar për Komisionet Hetimore Parlamentare, duke shpërfillur në mënyrë arbitrare kërkesat e opozitës për mosdekretimin e këtij ligji.

Presidenti i Republikës që supozohet të jetë mbi palët, kërkon që opozita në Parlament të privohet nga një e drejtë themelore që është kontrolli qeverisë, përmes mekanizmit të  komisioneve hetimore.

Pa komisionet hetimore opozita në Parlament është vetëm për dekor dhe shoë mediatik, pasi zhvishet nga e drejta e saj kryesore, kontrolli i punës së qeverisë.

Ligji për komisionet hetimore është një kostum i qepur për të mos i rënë mazhorancës, dhe për evituar komisionet hetimore për çështje që lidhen me paratë e shqiptarëve.

Begaj mesa duket kërkon që të mos ketë një komision hetimor as për pronat e ushtrisë, ku rezulton se është lojtar i dorës së parë!

Të fundit