Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Profesorët e Harvardit paguan 320 mijë € haraç te Profesorët e Rilindjes me dy klasë shkollë!

Xhaferri: Profesorët e Harvardit paguan 320 mijë € haraç

Nga Besart Xhaferri/

Dosja në SPAK është një nga kriteret e Edi Ramës në përzgjedhjen e deputetëve dhe kandidatëve për Kryetar Bashkie, të cilët pasi marrin mandatin nuk e kanë më luksin as të japin dorëheqjen se u përplaset dosja dhe prangat në fytyrë.

Kreu i Bashkisë Shkodër që pak ditë më parë vizitoi si turist zyrat e SPAK mesa duket është peng i një tenderi korruptiv që është zbuluar nga zbërthimi telefonit të gruas së Evis Berberit, kreut të ARRSH që u prangos pasi alokonte miliona euro të ARRSH për firmën e tij DAAM shpk.

Sebep i paktit Beci-Berberi u bë një tender me vlerë 832 mijë euro i zhvilluar nga KESH për kontraktimin e një studimi për strategjinë e sektorit energjetik, ku gruaja e Evis Berberit u caktua kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të tenderit.

Studimi  do të kryhej në bashkëpunim me profesorë të Harvardit, teksa haraçi i dy zyrtarëve të lartë të sektit Rilindjes ishte 40% i fondit.

Në një nga SMS-të e gjetura nga prokurorët, Evis Berberi i shkruan Benet Becit: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë.”

Tenderi u shpall nga KESH në 13 Janar të vitit 2020 me fond limit të paracaktuar prej  695 mijë euro, ndërkohë me TVSH-në vlera e fondit limit ishte 834 mijë euro.

Në garë kishte vetëm një kompani që mesa duket kishte marrë përsipër kriterin e haraçit 40% dhe për pasojë u shpall fituese.

Haraçi me manualin e bandave është i vetmi mekanizëm i Rilindjes që vjedh shqiptarët për t'u blerë votat me paratë e vjedhura!

Të fundit