Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Rama kërcënon drejtësinë si Escobar

Xhaferri: Rama kërcënon drejtësinë si Escobar

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si ai, sipas tij, ushtron presion ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

Në një postim në Facebook, Xhaferri e krahasoi sjelljen e Ramës me kërcënimet që Pablo Escobar i bëri gjyqtares Judge Sánchez, e cila kishte urdhëruar arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara.

“Rama i kërcënon segmente të drejtësisë ashtu siç i kërcënonte Escobari gjyqtaren Judge Sánchez, që të mos e ekstradonin në SHBA!

Narrativa e Kryeministrit Rama ndaj drejtësisë është e paprecedentë për kreun e një shteti dhe kjo ndodh pikërisht nga Edi Rama, njeriu që qeveris me votat e krimit të organizuar, të cilit i ka dhënë vende në Parlament si askund në Ballkan dhe në Evropë.

Rama nuk po i kërcënon gjykatat për Belinda Ballukun, por për hallin e tij, sepse e di se do të japë llogari për çdo firmë të tijën dhe të deleguar, pas së cilës ka korrupsion dhe favorizim të krimit.

Kërcënimet e tij janë të ngjashme me kërcënimet që Pablo Escobar i bënte gjyqtares Judge Sánchez, e cila urdhëroi arrestimin e tij dhe ekstradimin drejt SHBA-së.

Më 10 shkurt, shqiptarët do të dalin kundër njeriut që e ktheu Shqipërinë në narkoshtetin e parë në botë”, shkruan Xhaferri.

Të fundit