Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Rama mbron grupin e strukturuar kriminal që operonte në kopshtin e tij privat!

Xhaferri: Rama mbron grupin e strukturuar kriminal që operonte në

Nga Besart Xhaferri/

Edi Rama sot, në podcastin e tij, mori në mbrojtje Mirlinda Karçanajn, administratoren e kopshtit të tij privat, ku përmes baxhanakut të tij vilte miliona euro nga taksat tona.

Sot, Kryeministri i vendit u bë mburojë e grupit të strukturuar kriminal që operon ngjitur me Kopshtin e Edenit dhe që u ka zhvatur shqiptarëve miliona euro.

Në fakt, Edi Rama, me mbrojtjen që po i bën Lindës së radhës po bën avokatinë e vetes së tij, sepse të gjithë e dinë se Mirlinda Karçanaj është vetëm si prestanome në krye të AKSHI-t, ndërsa vendimet aty i merr një tjetër person.

Këto sulme të Ramës ndaj institucioneve ligjzbatuese dëshmojnë qartë se laku për të është ngushtuar, pasi ndërkombëtarët e dinë adresën e arkitektit të narkoshtetit dhe janë të vendosur ta çmontojnë pushtetin kriminal të ndërtuar nga Edi Rama në institucione.

Qytetarët kanë vendosur që Edi Ramës përgjigjen t’ia japin në shesh, me protesta që do të përshkallëzohen dhe do të finalizohen me qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

 

Të fundit