Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Ramën nuk e shpëton dot as blindimi i Kryeministrisë, as Erdogan

Xhaferri: Ramën nuk e shpëton dot as blindimi i Kryeministrisë,

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen protestës së opozitës sot në orën 17:30.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se Ramën nuk e shpëtojnë as blindet e vendosura tek Kryeministria dhe as Erdogan, me të cilin do të zhvilloje një takim në Turqi.

Xhaferri shton se me opozitën nuk ka negociata dhe se do t’i shkojnë deri në fund misionit.

“Kryeministria, institucioni që prej një dekade i ka pasur dyert hapur për sekserët e inceneratorëve dhe PPP-ve korruptive, për përfaqësuesit e Sinaloas dhe Ndranghetas, sot është blinduar nga frika e qytetarëve shqiptar që do vërshojnë masivisht në shesh kundër kësaj qeverie.

Edi Rama sot si një eunuk oborri zgjodhi të kërkonte mbrojtje tek idhulli i tij Erdogan, pasi ai është një frikacak dhe e di se çdo 20 Shkurt është dita kur shqiptarët u dëshmojnë autokratëve se kush është zot në këto troje.

Edi Rama e di që me ne nuk ka as negociata as pazar dhe se ne do t'a çojmë deri në fund misionin tonë për përmbysjen e këtij narkoshteti.

Së bashku do ja dalim të mbrojmë lirinë dhe pluralizmin!”, shkruan Xhaferri.

Të fundit