Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Rritja e çmimit të energjisë për karikimin e makinave, çmenduria e radhës e qeverisë

Xhaferri: Rritja e çmimit të energjisë për karikimin e

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike të përdorur për karikimin e makinave elektrike, duke e cilësuar këtë si “çmendurinë e radhës” të qeverisë Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferri shkruan se vendimi i ri është një tjetër goditje ndaj qytetarëve dhe një shembull i qartë i politikave klienteliste të ekzekutivit.

 “Rritja e çmimit të energjisë elektrike të përdorur për karikimin e makinave elektrike është një çmenduri e radhës së kësaj qeverie klienteliste dhe zhvatëse ndaj qytetarit! Pretendojnë se janë krenar që prodhimi i energjisë është 100% i gjelbërt, por e tarifojnë më shtrenjtë se energjitë jo të gjelbërta!”, – shkruan Xhaferri.

Sipas tij, qeveria në vend që të nxisë përdorimin e mjeteve elektrike dhe të subvencionojë uljen e konsumit të hidrokarbureve, po e rëndon edhe më shumë qytetarin.

 “Në vend që të subvencionojnë rënien e konsumit të hidrokarbureve duke e lënë minimalisht aq sa ishte, megjithëse nga më të lartat në rajon, tashmë bëhemi nga më të lartët në Botë! Kjo është një qeveri që vetëm interesin mjedisor dhe qytetar nuk e ka në axhendë! Busulla e saj ngelet interesi klientelist dhe vetiak kokë e këmbë!”, – vijon ai.

Të fundit