Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Shtëpi bari në magazinën shtetërore, ku e morën garancinë trafikantët?

Xhaferri: Shtëpi bari në magazinën shtetërore, ku e

Nga Besart Xhaferri/

Prej vitesh shkollat e Tiranës përmbyten nga kanabisi dhe operacioni Tempulli u mjaftua vetëm me shpërndarësit pranë shkollave dhe nuk peshkoi asnjëherë asnjë prej drejtuesve të këtij biznesi.

Një shtëpi bari që ishte ndërtuar në një magazinë shtetërore në zonën e qytetit të nxënësve është zbuluar sot, teksa pyetja shtrohet ku e kanë marrë garancinë trafikantët për të kthyer një magazinë shtetërore në një magazinë bari në mes të Tiranës.

Prej vitesh shkollat e Tiranës janë pikat kryesore të shpërndarjes së kanabisit dhe ky fenomen nuk është goditur nga autoritetet.

Kur magazine kanabisi janë godina shtetërore në mes të Tiranës, mendoni se si është situata në magazinat shtetërore në zonat rurale të vendit që nga shteti i kanë kaluar në pronësi krimit të organizuar.

Ky shtet ka rënë përfundimisht në duart e krimit të organizuar, që nuk do jetë e largët dita që magazinat e kanabisit dhe laboratorët e kokainës ti bëjë në zyrat e Ministrisë së Brendshme.

 

Të fundit