Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri takim në zyrat e CDU: Eksodi i të rinjve ndryshoi strukturën elektorale në Shqipëri!

Xhaferri takim në zyrat e CDU: Eksodi i të rinjve ndryshoi

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka zhvilluar këtë të martë një takim në zyrat e  CDU, ku është takuar me Olav Göhs, Përfaqësues i Departamentit të Programit dhe Strategjive, njëherësh Këshilltar i Politikave të Jashtme në CDU.

Xhaferri shkruan në Facebook se eksodi i të rinjve ndryshoi strukturën elektorale në Shqipëri.

Kryetari i FRPD-s vazhdon më tej teksa shprehet se Göhs ne emër të CDU premtoi  mbështetje pa kompromis në vizionin për mbështetjen dhe fuqizimin e  të rinjve, teksa ekspertë të CDU do vijnë në Shqipëri për të trajnuar të rinjtë, që nesër të jenë politikanë më të aftë dhe profesionistë më të mirë!

Postimi i plotë

Eksodi i të rinjve ndryshoi strukturën elektorale në Shqipëri!

Rinia dhe strategjitë për fuqizimin e saj në fokus të takimeve në CDU!

Në kuadër të turit të takimeve që po realizoj në Gjermani, pata kënaqësinë që takimin e parë t'a zhvilloja në zyrat e CDU, partisë simotër të Partisë Demokratike ë, ku u takova me Olav Göhs, Përfaqësues i Departamentit të Programit dhe Strategjive, njëherësh Këshilltar i Politikave të Jashtme në CDU.

Kryefjalë e këtij takimi ishin të rinjtë, aseti ynë më i madh, ku zotit Olav Göhs i bëra një ekspoze të potencialeve të të rinjve shqiptar, që në kushte gare të barabartë, shkëlqejnë kudo si studentët dhe si punonjës të dalluar, fakt që ma pohoi pasi njihte shumë të rinj shqiptar që studiojnë në Gjermani dhe që kanë angazhim në CDU.

Normalisht prekëm edhe plagën e largimit të të rinjve nga vendi, një fatkeqësi që ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimet në Shqipëri dhe në deformimin e strukturës elektorale në vend.

Veç problemit, ndava me të edhe vizionin tim dhe të PD për stopimin e largimit të të rinjve dhe kthimin e trurit në Shqipëri.

Ftesa për angazhim në politikë karshi të rinjve është një praktike që e aplikoj prej ditës së parë kur mora postin e kreut të FRPD dhe pozicionet në poste drejtuese kalojnë nëpër një sitë që ka në themel meritokracinë, kontributet dhe aftësinë.

Në forum vitin e fundit janë shtuar ndjeshëm studentët e shkëlqyer në mësime dhe objektivi ynë është rritja e numrit të rinjve në listat e kandidatëve për deputetët në pozicione të favorshme nëpërmjet garave të primareve dhe jo për të mbushur listën siç bëheshin më parë. 

E njëjta gjë vlen edhe për betejën për kryetarët bashkiakë, teksa i solla shembullin e Albert Melyshit dhe Fisnik Qoses, dy të rinj me kontribute në FRPD që në zgjedhjet e 14 Majit fituan në Mirditë dhe Kavajë, beteja elektorale në kushte krejt të pabarabarta.

Zoti Göhs ne emër të CDU na premtoi  mbështetje pa kompromis në vizionin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e  të rinjve, teksa ekspertë të CDU do vijnë në Shqipëri për të trajnuar të rinjtë tanë, që nesër të jenë politikanë më të aftë dhe profesionistë më të mirë!

Të fundit