Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Tirana zyrtare nuk lobon për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Xhaferri: Tirana zyrtare nuk lobon për anëtarësimin e

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka kritikuar qeverinë shqiptare për heshtjen ndaj anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se Rama i cili bën apel dhe pretendon ndërmjetësimin e konflikteve të tjera, ka vendosur të mos flasë për kërcënimet e Aleksandër Vuçiç kundrejt Kosovës.

Xhaferri shton se kjo heshtje e Tiranës zyrtare njollos shtetit shqiptar.

“Aleksandër Vuçiç dhe makineria diplomatike serbe prej javësh kanë nisur lobimet dhe kërcënimet për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të hedhë në votim raportin për anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg  pasditen e kësaj të marte.

Fjala është për votimin e një mendimi pozitiv sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovë, ajo që bie ne sy është heshtja tinëzare dhe tradhtare e Tiranës Zyrtare.

Kryeministri ynë që bën apel dhe pretendon ndërmjetësimin e konfliktit Rusi-Ukrainë, apo Izrael- Palestinë, ka zgjedhur të heshtë për këtë çështje, duke dëshmuar se është një vasal u ulët i Aleksandër Vuçiçit.

Kjo heshtje e Tiranës zyrtare njollos Shtetin Shqiptar, për të cilin Kosova duhet të jetë yll polar në çështjet diplomatike”, shkruan Xhaferri.

Të fundit