Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Veliaj, natën me bosët e inceneratorëve, ditën në Katedrale

Xhaferri: Veliaj, natën me bosët e inceneratorëve, ditën

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri me anë të postimi në facebook, ka reaguar pas propagandës politike të Erjon Veliajt, në Katedralen Katolike.

Xhaferri shkruan se Erion Veliaj, bashkëpronar në inceneratorin e Tiranës, mega-afera financiare e dekadës dhe njeriu që ktheu Tiranën në Kryeqytet të Pastrimit të Parave dhe që na kërkon të mbështesim Prindin 1 dhe Prindin 2, merr guximin të predikojë në kishë dhe të japë leksione morali për të pranishmit në atë katedrale.

Postimi i plotë: 

Nuk kishte skenë më të turpshme se ajo e Kreut të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, që bënte propagandë politike në Katedralen Katolike.

Veliaj është përfaqësues i familjes politike të atyre që kishave dhe xhamive u vunë kazmën dhe tritolin dhe klerikët i burgosën dhe i torturuan burgjeve dhe u vodhën jetën internimeve, e që për këto krime nuk kërkuan kurrë ndjesë.

Erion Veliaj, bashkëpronar në inceneratorin e Tiranës, mega-afera financiare e dekadës dhe njeriu që ktheu Tiranën në Kryeqytet të Pastrimit të Parave dhe që na kërkon të mbështesim Prindin 1 dhe Prindin 2, merr guximin të predikojë në kishë dhe të japë leksione morali për të pranishmit në atë katedrale.

Kjo sjellje u shkon për shtat vetëm lordëve të drogës në Amerikën Latine, që natën ndajnë pazaret e kokainës e ditën shfaqen në radhën e parë të meshës në kishë.

Të fundit