Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Zoti Rama nuk është akt sabotimi, por sulm terrorist dhe terroristët kanë emër!

Xhaferri: Zoti Rama nuk është akt sabotimi, por sulm terrorist dhe

Nga Besart Xhaferri/

Një akt sabotimi e quan Kryeministri i Shqipërisë sulmin terrrorist në Veri të Kosovës, ku terroristët serbë hodhën në erë me 15 kg tritol kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok duke dëmtuar furnizimin me ujë dhe energji elektrike në disa rajone të Kosovës.

Ajo që ti e quan goditje kriminale është një akt lufte i pastër i një shteti terrorist si Serbia që përmes Open Ballkan kërkove të nga binjakëzosh siç bëri Enver Hoxha në 1945.

Ti sot nuk duhet të merreshe me tryeza me kryefjalë Tik Tok-un por duhet të shkoje në Prishtinë bashkë me Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Mbrojtjes.

Ti sot nuk duhet të flasësh për dialog si një burokrat pijanec Brukseli, por duhet të flasësh në emër të shqiptarëve që Kosovën ndryshe nga ti  nuk e shohin si fqinji pas gardhit, por e shohin si vëlli në dhomën tjetër.

Damka si Kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit do të përndjekë për jetë e mot emrin tënd!

 

Të fundit