Flash News

Ditari i Opozitës

Xhelal Mziu thirret në SPAK, paraqitet i vetëm

Xhelal Mziu thirret në SPAK, paraqitet i vetëm

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, aktualisht deputet i PD, Xhelal Mziu është paraqitur mëngjesin e sotëm në dyert e SPAK.

Nuk dihen ende arsyet se përse Mziu është thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Mziu ka qenë vetëm, i pashoqëruar nga ndonjë avokat. Kujtojmë se së fundmi në SPAK janë thirrur kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Ata kanë qëndruar për disa orë në SPAK, por nuk kanë dhënë detaje se për çfarë janë pyetur. Mbetet për tu parë nëse do të ketë një pronocim për mediat nga Mziu.

Të fundit