Flash News

Ditari i Opozitës

Xhixho depoziton projektligj në Kuvend: Deri në 15 vite burg për abuzimin se*sual me të miturit

Xhixho depoziton projektligj në Kuvend: Deri në 15 vite burg për

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka depozituar në Kuvend një projektligj për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë në lidhje me abuzimin seksual ndaj të miturve, adoleshentëve dhe grave.

Sipas Xhixhos, po bëhet një dukuri tepër shqetësuese dhe në përkeqësimin e situatës ndihmon edhe indiferenca dhe mosveprimi në kohë i shoqërisë dhe institucioneve shtetërore.

Konkretisht, Xhixho ka propozuar: dënimin nga 10-15 vjet burg për cilindo të rritur që kryen veprime apo marrëdhënie seksuale me fëmijë nën moshën 16 vjeç; dënimin me tridhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm në rastet kur vepra sjell si pasojë zhdukjen, vetëvrasjen ose vdekjen e fëmijës dhe dënimin me 7-10 vjet burg të akteve si nxitja, shtytja apo manipulimi i fëmijës për ta shtyrë drejt marrëdhënieve seksuale etj.

Xhixho thekson se ndryshimet që ajo ka propozuar janë urgjente.

“Duke parë boshllëqet në legjislacionin tonë penal, pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta që janë bërë, në cilësinë e nënkryetares së Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” në bashkëpunim me CRCA / ECPAT Albania, më datë 27 janar kam depozituar në Kuvend projektligjin për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Projekt-ligji kërkon të trajtojë ligjërisht duke zgjidhur një herë e mirë, aspektet e marrëdhënies seksuale të fëmijëve nën moshën 18 vjeç me të rriturit, duke e sjellë Kodin Penal në përputhje me Kushtetutën, e cila në nenin 56 të saj sanksionon mbrojtjen e posaçme për fëmijët.

Kjo nënkupton se një person i rritur nuk mund të ketë marrëdhënie seksuale me një fëmijë nën moshën 18 vjeç. Po në këtë aspekt, kjo mbyll edhe hapësirën ligjore, ku Kodi i Familjes lejon martesën e personit kur ka mbushur 18 vjeç, ndërkohë që Kodi Penal, i garantonte të drejtën një të rrituri të kishte marrëdhënie me fëmijë nën moshë, gjë që nga praktika është parë që kjo marrëdhënie është kthyer në situata shtrëguese, abuzuese apo shfrytëzuese për fëmijët nën moshën 18 vjeç, sidomos vajzat.

Ndryshimet që propzoimë në ligj janë URGJENTE, nisur nga natyra e veprës penale. Nuk mund të presim abuzimin e radhës që të kujtohemi për të ashpërsuar ligjet”, shkruan Xhixho.

Të fundit