Flash News

Ditari i Opozitës

Yuri Kim fton në takim Agron Shehajn, ‘rivali’ i Bashës tregon bisedën me ambasadoren e SHBA

Yuri Kim fton në takim Agron Shehajn, ‘rivali’ i Bashës

Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se ky takim erdhi pas ftesës së ambasadores Kim. Shehaj thekson se çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve, lidhje që sipas tij do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.

Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.

Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen”, shkruan Shehaj.

 

  

Të fundit