Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhen detaje nga takimi me Bashën/ Çfarë qëndrimi mbajtën ambasadorët për krizën në PD

Zbardhen detaje nga takimi me Bashën/ Çfarë qëndrimi

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, zhvilloi sot në selinë blu një takim me ambasadorët e huaj në Tiranë.

Ishte vetë kryedemokrati ai që i kishte ftuar ambasadorët në zyrën e tij. Top Channel, ka zbardhur detaje nga takimi të cilin Basha nuk pranoi ta prononconte shumë në media.

Basha iu ka shpjeguar ambasadorëve situatën aktuale në selinë blu dhe për përgatitjet e Kuvendit të 18 Dhjetorit. Sipas informacioneve, ambasadorët kanë deklaruar se ky është një konflikt i brendshëm dhe se ata nuk kanë qëndrim politik.

Pas përfundimit të takimit, Basha është shfaqur duke shoqëruar ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, jashtë selisë blu.

Në një deklaratë për mediet, teksa komentoi zhvillimin e fundit për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, Basha tha se “Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, për të sotmen dhe për të ardhmen”.

Të fundit