Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit, PD: Marrëdhënie e kushtëzuar me parlamentin, jo bojkot

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit, PD: Marrëdhënie e

Pasditen e sotme, grupi parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh në selinë e partisë për të diskutuar strategjinë e veprimit në Kuvend, duke vendosur të reflektojnë tani e tutje marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin dhe jo bojkot.

Nga mbledhja u vendos se deputetët e PD do të vazhdojnë të marrin pjesë në mbledhjet e Komisioneve, duke ngritur shqetësimin mbi ngushtimin e hapësirës së opozitës në Kuvend.

Sipas PD, çdo cenim i të drejtave të opozitës nuk do të tolerohet, dhe në rast se hapësira e saj ngushtohet, grupi parlamentar do të reagojë menjëherë dhe nuk do të lejojë vijimin normal të mbledhjes pa respektimin e këtyre të drejtave.

Një vendim tjetër u mor edhe për mbledhjen e Komisionit të Burimeve Natyrore të mërkurën, ku do të marrin pjesë edhe deputetë nga komisionet e tjera, për të siguruar që çdo vendim të kalojë vetëm me respektimin e rolit të opozitës.

Grupi parlamentar i PD e përkufizoi qartë që nga sot marrëdhënien me Kuvendin si “zero tolerancë” ndaj çdo cenimi të të drejtave të opozitës.

Sipas PD, normaliteti në Kuvend nuk mund të ndërtohet në kurriz të opozitës dhe duke ngushtuar hapësirat e saj, dhe kjo nuk do të pranohet në asnjë rast.

 

Të fundit