Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhen dy emrat e përfolur nga Alibeaj për president

Zbardhen dy emrat e përfolur nga Alibeaj për president

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në 14:00 mbledhjen e grupit parlamentar të PD, për të diskutuar mbi draftin e presidentit. Mbledhja në fjalë është bojkotuar nga dy deputetë, Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi.

Sipas Balkan Web, janë mësuar dy nga emrat më të përfolur nga deputeti Alibeaj si kandidatë të mundshëm për president. Gazetari Osman Stafa tregoi nga selia blu se dy kandidaturat e mundshme që Alibeaj ka propozuar janë Visar Zhiti dhe Neritan Ceka.

Zhiti është ish-deputet dhe ish-ministër i Kulturës e njëherazi edhe shkrimtar, ndërsa Ceka është arkeolog, profesor dhe politikan.

Nga ana tjetër, Komisioni i Rithemelimit iu ka bërë thirrje deputetëve demokratë të distancohen nga loja e ‘trinomit’ Rama-Basha-Alibeaj, duke deklaruar se kryeministri po përdor “dyshen e emëruar Basha-Alibeaj për të zgjedhur kreun e shtetit”.

Të fundit