Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhet debati Noka-Basha në selinë blu/ Noka: I ke hedhur tritolin, dil në terren! Basha: S’është e vërtetë

Zbardhet debati Noka-Basha në selinë blu/ Noka: I ke hedhur tritolin,

Mbledhja e grupit parlamentar në selinë blu është shoqëruar me debate mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit Flamur Noka. Duket se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës do të shoqërojë çdo diskutim mes demokratëve.

Noka e ka akuzuar Bashën se e ka kthyer çështjen e “masakrës zgjedhore” nga një kauzë politike në një thërrime, teksa i kërkon kryedemokratit të dalë në terren për të sqaruar vendimin e tij për Berishën.

Nga ana tjetër, Basha shprehet se “masakra zgjedhore” vijon të mbetet çështja kryesore, duke shtuar se shumë shpejt do të sqarojë të gjithë demokratët për përjashtimin e Berishës.

Debati mes Nokës dhe Bashës:
Noka: Deri në zgjedhjen e kryesisë e kishe kauzën politike “masakrën zgjedhore”, dhe pas zgjedhjes së kryesisë, ti e ktheve në thërrime cështjen e masakrës zgjedhore.
Basha: S’është e vërtetë. Unë e kam deklaruar dhe kam folur për masakrën në cdo dalje timen. Ju duhet të merrni informacion pranë prokurorive dhe të interesoheni për masakrën zgjedhore të 25 prillit, ashtu sic u bë me Vaun e Dejës.

Noka: Ti duhet të dalësh në terren, për tu shpjeguar demokratëve vendimin që more për përjashtimin e Berishës, se ke përçarë demokratët.
Basha: Do t’i sqaroj demokratet, por pa i hedhur benzinë zjarrit.
Noka: Ti i ke hedhur tritolin.

Oerd Bylykbashi: Reformat nëse do nisin, duhet bërë më parë strategjia, dhe reforma pa pasur një strategji të qartë.

Reformat duhet te jene per te arritur tek rezultatet qe synojne dhe jo per te mbuluar zhvillimet e tjera. Synimet kryesore tonat jane reforma zgjedhore dhe reforma territoriale, por reformat duhet te gjejne kohen e vet per ti filluar.

Basha: Jam dakord për strategjinë.

Bylykbashi: Ste ve faj per 2014-en se eshte i vetmi vendim qe ke marre ne menyre kolegjiale, te tjerat i ke marre vete.

 

Të fundit