Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhet dëshmia para belgëve/ Si u informua Lulzim Basha për 3.4 mln euro në “Toyota Yaris”

Zbardhet dëshmia para belgëve/ Si u informua Lulzim Basha për 3.4

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së kryedemokratit Lulzim Basha para prokurorëve belgë lidhur me çështjen “Toyota Yaris”.

Në një pjesë të informacioneve të cilat Basha ka dhënë para prokurorëve belgë, është pyetur për burimin e informacionit që e ka njoftuar për 3.4 milionë eurot brenda mjetit tip “Toyota Yaris”, i cili u kap në Portin e Durrësit.

Sipas kryedemokratit, informacioni i ka ardhur nga një denoncues.

“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështjeje, një ndër të cilat është edhe informacioni për shumën e konsiderueshme të parave te sekuestruara në portin e Durrësit qershorin e 2018”, mësohet të jetë shprehur Basha përpara hetuesve belgë.

Basha është pyetur nga belgët edhe nëse ka një protokoll për mënyrën se si i merr denoncimet nga qytetarët, pro kryedemokrati ka mohuar të ketë një të tillë.

Belgët, të cilët janë duke kryer hetime mbi çështjen “Toyota Yaris”, u larguan nga vendi pas dëshmisë së Lulzim Bashës dhe disa të tjerëve nga rrethi i ngushtë i tij të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Të fundit