Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhet fjala e Bashës në mbledhje grupi: I gatshëm të marr çdo hap që i shërben partisë

Zbardhet fjala e Bashës në mbledhje grupi: I gatshëm të marr

Zbardhet fjala e Lulzim Bashës në mbledhjen e thirrur me grupin parlamentar të PD.

Mësohet se gjatë fjalës së tij para deputetëve, shumica e të cilëve i kanë kërkuar largimin pas humbjes së radhës në zgjedhjet e 6 marsit, Basha është shprehur se është i hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD.

Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim 
të ofrojmë zgjidhje  për situatën dhe që I shërben PD, dhe jo interesave personale. Une jam i hapur per cdo zgjidhje që I shërben demokratëve, te gjithe demokrateve pavarësisht se per cilin kandidat votuan dhe per te tërhequr ate shumice nga rradhet tona qe nuk votoj,

Duhet të kalojme vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët  e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme.

Ne duhet të gjejme nje qendrim te perbashket te te gjitha strukturave te PD per te gjetur zgjidhje. Cdo zgjidhje qe përjashton cdo grupim demokratesh nuk i sherben zgjidhjes  Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD", tha Basha. 

Të fundit