Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhet kalendari, PD zhvillon primaret më 4 dhjetor

Zbardhet kalendari, PD zhvillon primaret më 4 dhjetor

Partia Demokratike ka zbardhur kalendarin e procesit të primareve që do të mbahen për kandidatët e zgjedhjeve vendore.

Duke filluar nga 18-6 nëntor, demokratët do të zhvillojnë negociatat me aleatët për të nxjerrë kandidaturat e primareve. Këshilli Kombëtar do të mblidhet më 6-13 nëntor për të vlerësuar kandidaturat dhe për të nxjerrë emrat zyrtarë.

Më 13-27 nëntor nis fushata e primareve, ndërsa më 4 dhjetor do të zhvillohen primaret në të gjithë vendin. Po ashtu, dje PD zbardhi edhe udhëzimin e Kryesisë për procesin e primareve, në bazë të të cilit përcaktohen rregullat për kandidimin e simpatizantëve.

Kalendari

18 deri 6 nëntor: Negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primare

6- 13 nëntor: Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare

13 nëntor deri në 27 nëntor: Fushata e primareve

4 dhjetor: Zhvillohen primaret në gjithë vendin

Të fundit