Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhet marrëveshja e koalicionit "Shtëpia e Lirisë" për 6 marsin

Zbardhet marrëveshja e koalicionit "Shtëpia e Lirisë"

Është zbardhur dokumenti i marrëveshjes së koalicionit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Marrëveshja është firmosur nga deputeti Flamur Noka si përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari dhe kreu i PDK Nard Ndoka.  Pak më herët u publikua edhe logoja e koalicionit, emri i të cilit është “Shtëpia e Lirisë” dhe me shkronja nistore emërtohet “SH-L”.

Bazuar në dokumentin e publikuar partia që do të udhëheqë koalicionin është LSI.

“Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë. Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e forte. Ka vetëm një njeri përgjegjës për deshtimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarine e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për geverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojme angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashket politike dhe prandaj vendosëm që: 1. Të formojmë një Koalicion të gjerë opozitar, dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durres, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të datës 06 Mars 2022. 2. Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë” 3. Shkronjat nistore te Koalicionit do të jenë: “SH-L“, thuhet në marrëveshje.

Zbardhet marrëveshja e koalicionit "Shtëpia e Lirisë"

Të fundit