Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhet shkresa e PD në Kuvend, Sali Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar

Zbardhet shkresa e PD në Kuvend, Sali Berisha nuk është

Sali Berisha nuk është anëtar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike.

Në shkresën që PD ka dërguar në kuvend mbi përbërjen e tre grupeve parlamentare opozitare, Berisha nuk figuron ndër emrat e renditur, duke bërë që koalicioni PD-AN të shkojë në parlament me 58 emra deputetësh, ndonëse në 25 prill mori zyrtarisht 59.

Kujtojmë se më herët, vetë Berisha në formularin e vetëdeklarimit insiston të jetë e grupit parlamentar të PD, pasi në reagimet e tij në media e ka deklaruar vendimin ‘nul’, pasi Basha e përjashtoi për shkak të shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA.

Opozita do të shkojë në kuvend me tre grupe parlamentare, një i PD i drejtuar nga Alfred Rushaj, dhe dy me aleatët: Grupi Parlamentar ‘Për demokraci dhe Integrim’ i drejtuar nga Mesila Doda dhe Grupi Parlamentar ‘Aleanca për Ndryshim’ i drejtuar nga Fatmir Mediu.

Të fundit