Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi SMS deputetëve: Asnjë nuk do shkojë më në Komisionet Parlamentare

Bardhi SMS deputetëve: Asnjë nuk do shkojë më në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të grupit, duke u kërkauar që të mos marrin pjesë nesër në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Vendimi vjen si reagim ndaj situatës së krijuar në seancën e fundit plenare.

Në njoftimin e tij Bardhi shkruan:

1. Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!

2. Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në senacën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ju falenderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje!

Kryetari
Gazment Bardhi

Të fundit