Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhet takimi mes Bashës dhe zv.ambasadorit amerikan/ Berisha në protestë, kryedemokrati mbledh grupin dhe Kryesinë

Zbardhet takimi mes Bashës dhe zv.ambasadorit amerikan/ Berisha në

Një ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha priti në zyrë zëvendësambasadorin e SHBA-së, Demian Smith. Ky i fundit, sikurse dhe Basha u futën në seli nga hyrja anësore, pasi dera kryesore është e kyçur prej ditësh.

Takimi zgjati një orë, por në përfundim të tij nuk pati asnjë prononcim për mediat. Vizita e Smith në selinë blu erdhi dy ditë para protestës së thirrur nga ish-lideri Sali Berisha.

Protesta e Berishës ka qenë dhe fokusi i takimit. Sipas gazetës “Panorama”, Smith pyeti kryedemokratin Basha nëse do të ndodheshin në seli gjatë kohës që do të zhvillohet protesta. Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit diplomati i SHBA-së kërkoi që të shmangej dhuna.

Kryedemokrati i ka thënë zëvëndësambasdorit se ditën e shtunë ai, së bashku me grupin parlamentar dhe Kryesinë, kanë planifikuar mbledhje dhe do të jenë në seli në kohën që jashtë godinës do të jenë duke protestuar mbështetësit e Berishës.

Basha ka siguruar Smith se ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet. Protesta do të zvillohet nesër në orën 12.00 para selisë blu. Ish-lideri Berisha dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se selinë do ta marrin në mënyrë paqësore.

Të fundit