Flash News

Ditari i Opozitës

“Po u kthye Berisha, do ikim nga PD”. Kulluri: të bëhen seriozë dhe nëse kjo ndodh të mbajnë fjalën

“Po u kthye Berisha, do ikim nga PD”. Kulluri: të bëhen

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri ka komentuar zërat që kanë dalë kundër ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Kulluri shkruan se PD-ja nuk ka nevojë për ‘mercenarë’ që njëherë i vërsulen Bashës dhe pastaj bëhen prapë’ kamikazë’ të tij. Kulluri ka ironizuar duke theksuar se ata që janë kundër Berishës, më mirë të shkojnë pas ‘Lul Hotit në Holandë ose në zyrat e kunatit të tij.’

Postimi i plotë:

Keta deputetet qe thone se “po u kthye Berisha, do ikim nga PD”, mire eshte te behen serioze nese kjo gje ndodh dhe te mbajne fjalen!

PD nuk ka nevoje per “mercenare” qe flasin e me gjuhen e te majtes ekstreme ndaj “foltores”!

Me njerez qe cdo dy vjet mbeshtesin Bashen e pastaj i versulen si te cmendur e pastaj behen prape kamikaze te tij, Partia Demokratike nuk ka asnje te ardhme!

Politikane qe katapultohen nga Lulzim Basha e perdoren si kamikaze personale te tij, jane vecse barre per PD dhe demokratet!

Nese jane kunder “berishizmit” c’ka eshte nje gjelle e gatuar keq nga kuzhina e Sorosit, te shkojne me Luli Hotin ne Hollande apo ne zyrat e kunatit pas Kuvendit Kombetar!

Boll me me sharlatane qe s’perfaqesojne asgje vec vetes!

Të fundit