Flash News

Ditari i Opozitës

“Zero projekte të miratuara”, Spahia nxjerr shkresat, si e braktisi qeveria bashkinë e Shkodrës

“Zero projekte të miratuara”, Spahia nxjerr shkresat, si e

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka nxjerrë dokumentet që tregojnë se si qeveria Rama e braktisi bashkinë e Shkodrës, duke mos financuar asnjë nga projektet e propozuara.

I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Spahia tregoi se ka paraqitur 50 të përfunduara me një total prej 21 milionë euro, prej të cilave qeveria nuk ka miratuar asnjë. Sipas Spahisë, Shkodra ka marrë nga Fond ii Zhvillimit të Rajoneve 0.74% në krahasim me bashkitë e së njëjtës madhësi.

"Zero para për projektet e paraqitura. Unë kam sjellë këtu listën e projekteve të propozuara. Nga viti 2015 deri në 2023 kemi paraqitur në total 42 projekte, me një total prej 22.5 milionë euro. Janë financuar nga këto, para se të filloja unë punë, vetëm 4, me 242 mijë euro. Vijmë te viti 2023. Kemi paraqitur vetëm gjatë drejtimit nga ana ime 50 projekte të konceptuara dhe të përfunduara, me një total prej 21 milionë euro dhe kemi marrë zero projekte të miratuara.

Nga viti 2015 nga gjithë Fondi i Zhvillimit të Rajoneve bashkia Shkodër ka marrë 0.74 për qind të totalit, krahasuar kjo me bashki të tjera të ngjashme apo të të njëjtës madhësi me Shkodrën, siç është Elbasani apo Korça. Ka marrë 7 herë më pak Shkodra dhe bashkia Korçë dhe Elbasan dhe 10 herë më pak se Durrësi, 5 herë më pak se Vlora, megjithëse Shkodra ka specifika të tjera se jemi me territorin më të madh, më të vështirë dhe është kryeqendra e Veriut. Nuk dua të bëj rolin e viktimës, por, po t’i referohesh vëmendjes ndaj Veriut, kemi problematika serioze", tha Spahia.

Të fundit