Flash News

Ditari i Opozitës

Zëvendësimi i Alfred Rrushajt, Berisha: Akt serioziteti, në interes të rikthehet te zgjedhësit

Zëvendësimi i Alfred Rrushajt, Berisha: Akt serioziteti, në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zëvendësimin e Alfred Rrushajt nga posti i kreut të grupit parlamentar, me Enkelejd Alibeajn.

Në një intervistë për "Quo Vadis", Berisha u shpreh se e sheh si akt serioziteti dhe integriteti, duke theksuar këtu Kuvendin e 18 Dhjetorit. Berisha tha se deputetë si ai nuk mund të pranojnë që shifra 1.800 t'iu serviret si 5.400.

"Padiskutim e vlerësoj si një akt serioziteti dhe integriteti. A mundet të pranojnë Alfred Rrushaj, apo Jorida Tabaku, a mundet këta deputetë të pranojnë 1.800 për 5.400. Po ka turp më të madh se kjo. Ky përbën krim. Është falsifikim publik. Krim i dënueshëm. Sepse Lulzim Brava u thotë shqiptarëve nuk jam shkarkuar unë nga 4.446 delkegatë, po ja ku i kam unë 5004 delegatë në një kohë kur ajo sallë ka gjithsej 1.950 karrige. Unë iu garantoj ju se interesi absolut është të kthehen në PD dhe te zgjedhësit e tyre. Përndryshe në se mbajnë një qëndrim të tillë, të vendosin vet", deklaroi Berisha.

 

Të fundit