Flash News

DITARI POLITIK

Zëvendësuan Salianjin dhe Çyrbjan, betohen dy deputetët e rinj në Kuvend

Zëvendësuan Salianjin dhe Çyrbjan, betohen dy deputetët e

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj, Andrea Mano dhe Erjon Meka. Mano, përfaqësues i Partisë Demokratike, zëvendëson Ervin Salianjin në Qarkun e Korçës, ndërsa Erjon Meka merr vendin e Jurgis Çyrbjas në Qarkun e Durrësit.

Ervin Salianji humbi mandatin pas një dënimi me burgim nga Gjykata e Apelit, i akuzuar për dëmtim të imazhit të Qeverisë gjatë denoncimeve ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, Çyrbja dorëzoi mandatin pak para se të arrestohej nga SPAK, pas zbulimit të komunikimeve në “Sky Ecc” që sugjeronin bashkëpunimin e tij me grupe të krimit të organizuar në Durrës, të cilët e kishin mbështetur për t’u renditur si kandidat i PS-së në listat zgjedhore.

Andrea Mano, pas një pauze në politikë që nga dorëheqja e tij si kryetar i degës së PD-së në Korçë në vitin 2021, rikthehet në Kuvend për të përfaqësuar demokratët e Korçës.

Të fundit