Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjatja e mandatit të vettingut, Alibeaj i përgjigjet PS: Nuk ka ngërç. Funksion që e ushtron KLGJ dhe KLP

Zgjatja e mandatit të vettingut, Alibeaj i përgjigjet PS: Nuk ka

Partia Demokratike nuk e cilëson çështje emergjente shtyrjen e afateve të organeve të vettingut.

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 ishte parashikuar zgjidhja edhe për këtë rast, pra kur përfundon afati pjesën e mbetur duhet te ushtrojnë KLGJ dhe KLP.

“Nuk ka ngërç. Kushtetuta parashikon që në momentin kur përfundon afati pjesën e mbetur duhet te ushtrojnë KLGJ dhe KLP, kjo është ne ndryshimet e kushtetueses se 2016 e duartrokitur nga të gjithë. Kërkohet vetëm zgjatje afati? Cfare do te thote kjo nga KPK te shkoje ne KLGJ, pra nga motra e Ballukut te shkoje tek kunati i Kodhelit?”, u shpreh Alibeaj në një intervistë për Top Channel.

Përballë mundësisë së një kërkese nga SHBA-BE, Alibeaj thotë se para mbërritjes tek një vendimmarrje duhet bërë një analizë se përse në 5 vite nuk përfundoi vettingu.

“Askush nuk mund të japë një përgjigje te qarte pa para arsyet, shkaqet dhe zgjidhjet. A duhet te mbaje përgjegjësi ai dikush qe e ka dështuar vettingun?”, tha Alibeaj.

Për të zgjatur afatin e funksionimit të dy organeve të reja të drejtësisë, mazhorancës socialiste i duhen edhe votat e opozitës.

Ndërkohë në një intervistë për Euronews Albania, kryeministri Edi Rama mbrëmë e vuri theksin disa herë se këtë “e kërkon SHBA dhe BE”.

Kjo reformë është bërë që në nisje me partnerët tanë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA. Nuk dua t’i vë unë ata përballë SHBA nëse ata nuk i dalin vetë përballë”, tha Rama.

 

 

Të fundit